Një video interesante ka filluar të qarkullojë në internet, ku shfaqet momenti kur një burrë i arrestuar që po transferohej për në burg, arrin të heq prangat duke menduar se do të ikë nga vetura pa ndonjë problem.
Por në ato momente ndodhë diçka e tmerrshme, që ai kurrë nuk kishte ëndërruar se do t’i ndodhë në momentin që lirohet nga prangat e hekurta, transmeton Telegrafi.
Në momentin që i heq prangat nga duart fillon të fyej policin që po ngiste veturën, dhe për një moment nxjerr nga xhepi shkrepsën, duke tentuar t’i vë flakën veturës.
Megjithatë, ky veprim i kushtoi shtrenjtë, pasi në ato momente vetura e policisë humb kontrollin dhe ai fluturon jashtë nga dritarja e pasme e veturës.
Edhe pse përplasja ishte aq e madhe sa që e nxori nga dritarja, i burgosuri raportohet se ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=JZdiPJwmlZA