Site icon Telegrafi

Heq këpucët, lëshohem mbi shtrat dhe fantazoj …

Nga: Alberto Moravia (pjesë nga Një ditë e zakonshme e jetës sime)
Përktheu: Diana Jup Kastrati

Kësisoj, shkoj në anën tjetër të apartamentit, në studion time që është ngjitur me dhomën e gjumit dhe që ashtu si kjo, ka një tavan me qemer, mure të bardha dhe një dritare të vetme që sheh nga oborri. Ç’bëj në këtë dhomë të heshtur, të izoluar si në manastir? Vë me zë të ulët një disk me muzikë klasike, ulem jo fort me rehati në një karrige të vogël që ndodhet para një tryeze të vogël shkrimi dhe filloj të korrigjoj detyrat e studentëve të mi.

Lexo po ashtu:

Plak budalla

Në grahmat e fundit

Erosi i Moravias

Në një orë të caktuar, jo fikse, varet nga humori i momentit, e ndërpres korrigjimin e detyrave dhe nis të lexoj, gjithmonë para tryezës së shkrimit.

Ndonjëherë, në të rrallë, heq këpucët, lëshohem mbi shtrat dhe zë të fantazoj. Nuk fantazoj për fundin e botës; këtë fantazi kaq abstrakte e ruaj për në mëngjes, kur zgjohem nga gjumi. Jo, fantazoj për letërsinë, kryesisht për letërsinë franceze. Atë që më ndodh ndonjëherë gjatë leksioneve në universitet, në mënyrë të shkëputur e thuajse pa vullnetin tim, në këtë moment e bëj në vetmi e në liri të plotë e pa pendesa.

Ndërtoj teori letrare mbi bazën e ndonjë leximi të fundit, ose mendoj për ndonjë personazh imagjinar si të ishte një person real, apo për ndonjë shkrimtar që ka ekzistuar realisht si të ishte një personazh imagjinar. Si përfundim, më zë gjumi.

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version