Telegrafi

Heq dorë nga martesa dhe dënohet 15.000 euro

Çifti është dashur të kurorëzohet në kishën e qytetit Mursia, por 20 ditë para se të shkoj para altarit Josefi i ka thënë të dashurës se megjithatë nuk është i gatshëm për martesë dhe se dëshiron të shkëpusë lidhjen e tyre.

Ajo ka vendosur ta padis dhe të kërkojë dëmshpërblim, duke pohuar se për përgatitjen e dasmës dhe mobilimin e banesës në të cilën është dashur të banojnë kishte shpenzuar gati 20.000 euro.

Gjykatësi ka vendosur që kërkesa e saj është e arsyeshme dhe ka gjykuar se Josefi duhet t’i paguajë asaj 15.000 euro, sepse pa arsyetim e ka lënë të fejuarën e tij.

"Josefi e ka lënë të dashurën pa ndonjë sqarim. I ka premtuar asaj jetë të përbashkët, e është kujtuar për ndarje vetëm atëherë kur përgatitjet për dasmën kanë qenë të kryera. Mu për këtë përcaktoj se ai duhet t’i paguaj asaj 15.000 dëmshpërblim”, ka njoftuar gjykatësi.