Site icon Telegrafi

Heq dorë nga maratona në moshë 81-vjeçare

Yamada, i cili e ka përfaqësuar Japoninë në vitin 1952 në Lojërat Olimpike në Helsinki dhe në vitin 1953 doli fitues në maratonën e Bostonit, ka deklaruar se “tash është koha e duhur” që të tërhiqet.

“Nuk po bëhem më i ri dhe për këtë arsye më nuk do të vrapoj në maratona 42 kilometërshe”, ka thënë Yamada, i cili ka shtuar se megjithatë, ai ende arrin t’i vrapojë 20 kilometra.

“Njeriu i hekurt”, siç është nofka e Yamadas, gjatë vitit 2009 ka vrapuar në tri maratona, ndërsa ka bërë edh paraqitjen e 19-të në Boston, derisa maratonën e Tokios e ka vrapuar për 5 orë 34 minuta dhe 50 sekonda.

Exit mobile version