Telegrafi

Hepatiti C dhe alkooli

Tashmë është e ditur që konsumimi i tepërt i alkoolit mund të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm për personat me hepatit C, sepse sjell deri te pesëfishimi i rrezikut nga vdekja.

Rezultatet e reja bazohen në ndjekjen e 8.767 të anketuarve me hepatit C, të cilët janë ndjekur mes 13 dhe 14 viteve. Është zbuluar se si konsumimi i matur i alkoolit (konsumim i përditshëm i dy dozave me nga 10 g alkool) lidhet me rritjen mesatarisht të dyfishtë të rrezikut nga vdekja.

Revista profesionale, “Alimentary Pharniacology & Therapeutics”, shton se si konsumimi i alkoolit ka sjellë deri te rritja e rrezikut nga vdekja prej sëmundjeve të mëlçisë, por edhe nga shkaktarë të tjerë. /Telegrafi/