Telegrafi

Hepatiti B ngjitet edhe me anë të djersës

Duke komentuar këtë zbulim të mjekëve turq, shkencëtari anglez Mark Terc, hepatolog në Institutin Britanik të Sëmundjeve të Mëlçisë, thotë se natyrisht, edhe gjatë garave sportive mund të krijohen mundësi infektimi, por rruga më e mundshme dhe më e rrezikshme mbetet ajo që është njohur deri tani, pra, infektimi nëpërmjet gjakut dhe raporteve seksuale. Edhe një pikë shumë e vogël gjaku mund të përmbajë deri në një milion viruse.

Natyrisht, u rekomandohet pjesëmarrësve të garave sportive që të kenë kujdes gjatë shkëmbimit të fanellave, sepse viruset që mund të gjenden në djersë gjejnë ndonjë rrugë dhe futen në enët e gjakut, por më shumë duhet të kenë kujdes kur kanë ndonjë gërvishtje në lëkurë.