Ish-futbollisti francez Thierry Henry ka thënë se e urrente të luante si anësorë me kombëtaren.
38-vjeçari, i cili ishte pensionuar në dhjetor të 2014, është top golashënuesi si për Arsenalin ashtu edhe për Francën, transmeton Koha.net. Por, përkundër sukseseve që ka pasur sa ishte pjesë e tyre, ai ka thënë se nuk ishte i lumtur të luante jashtë pozitës së tij.
“Poenta ishte, të pëlqen apo jo, duhej të siguroheshe që të funksiononte. Kjo do të thotë që të luaje edhe jashtë pozitës tënde të preferuar, apo në një mënyrë tjetër që klubi kërkonte”.
“Duhej të adaptoheshe për hir të klubit. Dhe gjithkush që e ka mundësinë të luajë për vendin e tij duhet ta ketë aftësinë ta bëjë këtë. Nuk më pëlqente të luaja si anësor te Franca, por aty kam luajtur shumicën e kohës. Ndoshta isha golashënuesi më i mirë në skuadër, por trajneri mendonte se ekipi ishte më i balancuar kur unë luaja anash, prandaj e mbyllja dhe kryeja punën”, ka thënë Henry për The Sun.
© KOHA