Telegrafi

Henry: Zgjidhja më e drejtë, përsëritja e ndeshjes

Henry ishte i përfshirë në momentin vendimtar të ndeshjes, duke ndalur topin me dore dhe duke ia pasuar William Gallasit, i cili shënoi golin që e kualifikoi Francën në Kampionatin Botëror 2010.

“E kam thënë dhe do ta them sërish, e preka topin me dorë. Nuk jam një mashtrues dhe kurrë nuk kam qenë. Ishte një reagim instiktiv ndaj topit që vinte me shpejtësi të madhe brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit”.

“Njerëzit përcjellin xhirimin e ngadalësuar të asaj që ndodhi, por jo të asaj që ndeshemi në fushë unë ose cilido futbollist tjetër. Nëse njerëzit e shikojnë në shpejtësi të plotë do ta vërejnë se ishte një reagim instiktiv”.

“Natyrshëm, ndihem i turpëruar për mënyrën si fituam (biletën për në Kampionatin Botëror) dhe më vjen shumë keq për irlandezët, të cilët padyshim që meritojnë të jenë në Afrikën e Jugut”.

“Kuptohet, zgjidhja më e drejtë do të ishte zhvillimi i sërishëm i ndeshjes, por kjo nuk është në duart e mia”, ka thënë Henry për Sky Sports News. /Telegrafi/