Site icon Telegrafi

Henry: Wenger nuk është për trajner të Anglisë

Kontrata e francezit me Arsenalin skadon në verë, duke çuar atë të jetë i lidhur me punën e trajnerit të ‘Tre Luanëve’, edhe pse ish-sulmuesi i tij beson se ky do të jetë vendimi i gabuar.

Federata e Futbollit të Anglisë janë duke kërkuar një zëvendësim të përhershëm për Sam Allardyce, mandati i të cilit u ndërpre pas vetëm një loje në krye të ‘Tre Luanëve’.

Dhe ndërsa kontrata e Wenger me Arsenalin skadon në fund të sezonit, Henry, i cili ka luajtur nën urdhrat e vendasit të tij për tetë vjet dhe ka punuar së bashku me atë, beson se 67-vjeçari duhet të mbetet në klubin londinez.

Lexo po ashtu Legjenda e Arsenalit përkrah Wengerin

“Ju kurrë nuk mund të thoni kurrë, por unë nuk e shoh se mund të ndodh”, ka thënë Henry për AFP, transmeton Telegrafi.

“Kam thënë kohëve të fundit se Arsene pëlqen të qenit në fushë në baza ditore, dhe se nuk është rasti kur ai të jetë trajneri i një ekipin kombëtar”, përfundoi ish-sulmuesi francez. /Telegrafi/

Exit mobile version