Shumica e ekspertëve të futbollit bien dakord se kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë sulmues cilësorë në Ligën Premier, por të kundërtën mendon Thierry Henry.
Ky i fundit ka pohuar se vetëm një lojtar i klasit botëror në fazën e sulmit luan në ligën elitare angleze.
“Sergio Aguero është i vetmi lojtar i klasit botëror në Angli, i cili ka fituar trofe për vite dhe është i vetmi që fitoi Ligën Premier. Ai është në një nivel më të lartë se të tjerët në të gjitha garat”, tha Henry.
Henry në 371 paraqitje për Arsenalin shënoi 227 gola dhe pati 67 asistime ndërsa ishte lojtari kryesor në dy titujt e njëpasnjëshëm të Gunners në vitet 2002 dhe 2004. Sot ai është asistent i trajnerit të Belgjikës, Roberto Martinez si dhe analist sportiv në Sky Sports.
“Lukaku sapo ka mbërritur në Manchester United dhe ende nuk është ambientuar në Ligën e Kampionëve”.
“Harry Kane ende duhet të dëshmohet në skenën ndërkombëtare. Në Ligën Premier është “vrasës”, por ende nuk e kemi parë në Ligën e Kampionëve dhe ekipin kombëtar”.
“Morata më së shumti ka qëndruar në bankën rezervë. Por, të kuptohemi se ata janë lojtarë fantastikë dhe nuk dyshoj se do të arrijnë nivele më të lartë, por Agüero është i vetmi “, tha francezi. /Telegrafi/