Telegrafi

Henry i thotë Arsenalit: Blejeni Lacazetten

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, e ka sugjeruar trajnerin Arsene Wenger që ta blejë sulmuesin e Lyonit, Alexande Lacazette.

Henry dëshiron të shohë Ëengerin duke bërë bashkë Giroudin me Lacazzetten.

“Të gjithë sulmuesit që thuhet se i kërkon Arsenali janë shumë të mirë, pa asnjë dyshim”.

“Të gjithë gjithmonë kanë thënë se Arsenali ka nevojë për një sulmues tjetër, por kjo nuk do të thotë se Giroud duhet që të shkojë në stol. Ai dueht të luajë me dikë sepse ka atribuotet”.

“Ndonjëherë e shikoj Arsenalin dhe mendoj se do të ishte mirë që të shoh Sanchezin prapa Olivierit. Giroud është sulmuesi perfekt për të luajtur dhe për ta pasuar topin”, u shpreh Henry. /Telegrafi/