Telegrafi

Henry të prezantohet nga NY Red Bulls

Sipas News of the World, New York Red Bulls ka konfirmuar se ata do të mbajnë një konferencë për shtyp ku do të prezantohet transferi më i ri, e që sipas tabloidit anglez pritet të jetë Thierry Henry.

Përkundër momenteve jo të mira në fanellën e Barcelonës, francezi mbetet një nga legjendat e futbollit, sidomos gjatë kohës kur barti fanellën e Arsenalit, me 174 gola të shënuar në 244 paraqitje nga viti 1999 deri 2007. /Telegrafi/