Telegrafi

Henry: Rikthimi në Emirates ishte i jashtëzakonshëm

Henry, megjithatë, ka shqetësime pasi Barcelona nuk arriti më shumë se një barazim 2-2 në Emirates edhe pse kishte avantazh të dyfishtë.

“Është shumë e pazakonshme, ne mund të kishim fituar bindshëm, por në fund barazuam. Por në Evropë barazimi kurrë nuk është i keq. Do të jetë mirë të përfundojmë sfidën në shtëpi”, ka thënë Henry për AS.

“Kam përjetuar një moment të jashtëzakonshëm me brohoritjet e turmës. Ishte një moment i veçantë dhe për mua ishte vështirë të largohem nga fusha. Kam luajtur tetë vite atje”, ka thënë francezi. /Telegrafi/