Thierry Henry nuk është i interesuar që të bëhet trajner i Bordeaux.
Sipas një interviste të lëshuar nga Amazon Prime, legjenda e Arsenalit nuk dëshiron të jetë pjesë e skuadrës franceze.
“Çfarë duhet të përgjigjem? Jo në gjithçka. Nuk jetoj me utopinë. Frankly, nuk e di se çfarë të tregoj”, ishin fjalët e Henryt, duke refuzuar një kalim mes rreshtave te Bordeaux.
Francezi aspiron një klub me projekt më të madh dhe të fillojë ndërtimin e një karriere të një trajneri që di të fitojë trofe.
Henry ishte pjesë e Ligue 1 në të kaluarën, pasi kishte menaxhuar Monacon, por strategjitë e tij lanë shumë për të dëshiruar.
Edhe aventura në Amerikë nuk i shkoi për së mbari, duke dhënë dorëheqje e pak muaj më vonë duke u rikthyer si asistent i Roberto Martinez te Belgjika. /Telegrafi/