Barcelona ka vazhduar me formë të shkëlqyer teksa ka mposhtur edhe Crvena Zvezdën në udhëtim me rezultat 2-5.
Ka qenë një ndeshje e dominuar nga katalunasit nga fillimi deri në fund të saj, teksa shënuan edhe pesë gola.
Thierry Henry hapi shanset e Barcelonës për të fituar Ligën e Kampionëve pas fitores së fundit të katalunasve në kryeqytetin e Serbisë.
Legjenda franceze thotë se Barcelona duhet të konsiderohet si një nga favoritët kryesorë për ta fituar garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.
“Unë mendoj se ky ekip tani, për shkak të dy viteve që ata kishin luajtur së bashku dhe kaluan një sezon të vështirë vitin e kaluar, atëherë mësoni më së shumti për karakterin tuaj dhe atë që do të bëni dhe si do të performojë”.
“Unë mendoj se kjo skuadër tani duhet të konsiderohet si një nga favoritët për ta fituar Ligën e Kampionëve, dhe a do ta fitojë mbetet të shohim”.
“Ju duhet gjatë rrugës të humbni një gjysmëfinale, të humbni një çerekfinale, të dini se sa e vështirë është të dilni jashtë. Por unë mendoj se ata janë mjaftueshëm të mirë për të shkuar deri në fund të garës”, deklaroi Henry. /Telegrafi/