Telegrafi

Henry pranë kalimit në MLS?

Tabloidi britanik The Daily Telegraph shkruan se Henry do të mund t’i bashkohet skuadrës amerikane pas Kampionatit Botëror ose kur të fillojë sezoni në MLS. Francezi do të kishte një pagë të majme te skuadra amerikane.

Për më shumë, në kohën kur spekulimet për një transferim të Henry po rriten, komisioneri i garave në MLS ka bërë të ditur se do të lehtësojë rregulloret, në mënyrë që transferimet të kryhen më lehtë. /Telegrafi/