Telegrafi

Henry, parakontratë me New York Red Bulls?

Transferimi pritet të marrë jetë pas Botërorit. Sezoni i parë i Henry te Barcelona ishte fantastik, ndërsa këtë sezon ai dështoi për shkak të lëndimeve, duke qenë zgjedhja e katërt e Pep Guardiolas në sulm, gjë që e detyron francezin të kërkojë klub më luksoz.

Përkundër moshës së tij, Henry mbetet njëri ndër sulmuesit më të rrezikshëm në botë. Gjatë kohës së tij tek Arsenali, ai shënoi 174 gola në 254 paraqitje, përderisa me Barcelonën ai rigjeti formën, duke shënuar 35 herë në 78 paraqitje. /Telegrafi/