Telegrafi

Henry nuk do ta ndjek Martinezin te Portugalia, dëshiron të jetë trajner i parë

Belgium assistant coach Thierry Henry gives instructions during the World Cup group F soccer match between Belgium and Canada, at the Ahmad Bin Ali Stadium in Doha, Qatar, Wednesday, Nov. 23, 2022. (AP Photo/Martin Meissner)

Thierry Henry ka mbetur i papunë pas largimit nga Belgjika ku qëndroi si asistent për një vit e gjysmë.

Por pas largimit të trajnerit Roberto Martinez nga Belgjika është larguar edhe francezi i cili dëshiron një sfidë të re.

Legjenda franceze nuk e ka ndërmend ta ndjek Martinezin te Portugalia, pasi nuk dëshiron që të jetë më trajner i dytë.

“Roberto Martinez ka pranuar ofertën e Portugalisë, por unë nuk do ta ndjek. Nuk dua të jem më trajner i dytë”.

“Sigurisht që kam shumë respekt të madh për Martinez. Më ka dhënë një mundësi kur askush tjetër nuk e ka bërë, por unë dua të shoh mundësitë e mia të tjera”, u shpreh Henry.

Emri i tij ndodhet në listën e Federatës së Futbollit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Henry është i hapur për ta marrë pozitën e trajnerit te SHBA.

Por ai ka thënë për CBS Sports se për momentin nuk dëshiron të diskutojë për këtë temë.

“Nuk dua të diskutoj, është një temë delikate nëse emri im është në listën e SHBA”, deklaroi Henry.

45-vjeçari ka punuar si trajner i parë te Monaco për tre muaj si dhe te skuadra kanadeze Montreal Impact nga viti 2019 deri më 2021, por aktualisht është i papunë dhe në pritje të një mundësie të re. /Telegrafi/