Telegrafi

Henry: Në MLS nuk shkova për pushim

“Me çfarë lloj sfidash mund të përballen në fushë? Është gjë e njëjtë sikurse kur fillova ta luaja futboll në moshën gjashtë vjeçare. Unë jam në një gjendje sikurse, si mund të mos jem aq i ashpër me veten? Unë jam një kritik i madh i vetvetes”.

“Unë pres shumë nga vetvetja dhe jam i sigurt se edhe njerëzit bëjnë ashtu, por është vërtetë e turpshme sepse kur hyni në fushë dhe jeni një sulmues, të gjithë presin që ju të shënoni apo të asistoni një gol, ose t’ia tregoni mënyrën ekipit se si të shënojë gola dhe unë shprehimisht mund ta bëj këtë, por jam i sigurt se këtë mund ta pres dhe nga lojtarët tjerë”.

“Njerëzit mund të mendojnë se po shkoj për pushime. Mirë, unë aktualisht kam ardhur në New York për pushime, por tani nuk kam kohë për këtë. Mos më merrni gabimisht, unë jam një konkurrues. Më besoni, nuk më pëlqen të humbas. Unë nuk dua të them se do ta fitojmë secilën ndeshje, apo do të fitojmë gjithçka. Çfarë po ju them është se jam garues, si në stërvitje ashtu si kur luaj me miqtë në park, unë dua të bëj gjithçka në fuqinë time për ta fituar ndeshjen. Kjo është ajo që desha të them, nuk fitoni gjithmonë, por nuk dëmtoheni nëse tentoni”, u shpreh Henry. /Telegrafi/