Telegrafi

Henry: Ne dështuam

“Unë nuk e di se çfarë ndodhi. Në nivelin personal, unë gjithnjë i kam respektuar vendimet e trajnerit. Ai vendosi të mos më fuste në lojë dhe unë këtë e respektova. Fatkeqësisht, shumë gjëra u zbuluan më pas. Realiteti është që ne luajtëm keq, ky është problemi. Mendoj se kjo është gjëja e vetme që meriton të diskutohet. Ne dështuam”.

“Sidoqoftë, unë tani i përkujtoja të gjithë se në vitin 2002, ne shkuam në Botëror si kampionë të botës dhe na është treguar dera pa shënuar asnjë gol. Ky nuk është arsyetimi më i përgjithshëm siç dëgjoj shpeshherë. Në vitin 2002, kishim lojtarë të mëdhenj dhe ne dështuam. Por shpeshherë, asgjë nuk ndodh në fushë dhe është e paqartë pse. Unë e di se ishte pikëlluese për tifozët, për kombin tonë. Por, unë mendoj se ekipi do të rikthehet. Me Laurent Blanc si përzgjedhës, ekipi do të zgjohet dhe do të shkojë në Kampionatin Evropian”, u shpreh Henry. /Telegrafi/