Telegrafi

Henry: Messi është ‘i çmendur’!

“A po luan Messi më mirë se sezonin e kaluar? Nuk e di nëse mund ta them këtë, sepse ajo çfarë bëri sezonin e kaluar ishte thjeshtë argëtuese. Mendoj se ai po vazhdon ashtu si sezonin e kaluar”.

“Askush në Barcelonë nuk dëshiron që ai të ndalet. Por, ajo çfarë po bën ai është argëtuese. Ai është i çmendur. Është kënaqësi të shohësh atë duke luajtur kështu”, ka thënë francezi duke shtuar se nuk dëshiron që të përballet me ish-skuadrën e tij, Arsenal, në fazat e mëtutjeshme të Ligës së Kampionëve.

“Shikoni, është një ekip në Ligën e Kampionëve me të cilin nuk dua të përballem, dhe ai është Arsenali. Është për shkak të dashurisë për atë klub. Por kurrë nuk i dihet. Megjithatë nuk mund të them, dua të luaj ndaj këtij ekipi apo atij ekipi, pasi që kështu nuk tregoj respekt për të tjerët”, përfundoi Henry. /Telegrafi/