Telegrafi

Henry mendon se Arsenali ka vetëm dy liderë aktualisht

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, mendon se aktualisht Topçinjtë kanë vetëm dy liderë.

Francezi beson se Arsene Wenger është ‘tradhtuar’ nga lojtarët që ai vet i ka kërkuar në klub pasi shumica nga ata nuk po tregojnë karakter dhe mentalitet fitues.

Lexo po ashtu Të gjithë po e sulmojnë Xhakën, por legjenda Henry i del në mbrojtje

“A ka Arsenali lojtarë që flasin në dhomën e zhveshjes? Unë shikoj vetëm një, apo dy”.

“Laurent Koscielny mund të jetë ai dhe natyrisht edhe Alexis Sanchez. Kiliani mund të jetë pak i zhurmshëm, por nuk e shikoj si problem, nuk do e kisha problem të isha bashkëlojtar me atë, ai është fitues”, ka thënë Henry.

Vlen të theksohet se Sanchez ka qenë një nga lojtarët më të kritikuar këtë sezon te Arsenali. /Telegrafi/