Site icon Telegrafi

Henry kërkohet nga Real Betisi, pas debutimit jo të mirë te Monaco

Pas shkarkimit nga Monaco, Thierry Henry po rikthehet në punën e trajnerit, pasi Real Betisi është i interesuar që t’i marrë shërbimet e tij.

Mësohet se skuadra nga La Liga ka kontaktuar me trajnerin e Newcastle United, Rafa Benitez, mirëpo ai e ka refuzuar ofertën e tyre.

Betisi ka përfunduar në vendin e dhjetë në sezonin që lamë pas në ligën spanjolle, duke e shkarkuar trajnerin Quique Setien, javën e kaluar, një orë pasi e mposhtën Real Madridin me rezultat 2-0.

Rafa Benitez (Getty Images/Guliver)

Henry e filloi para pak muajsh eksperiencën e tij të parë si trajner, mirëpo nuk shkoi siç e kishte menduar. Francezi u bë trajner i Monacos, mirëpo u shkarkua pak javë pasi e kishte marrë drejtimin e skuadrës.

Lexo po ashtu Henry tash e tre muaj pa punë, por shkarkimi i tij i kushtoi Monacos miliona euro

Legjenda franceze ishte në krye të skuadrës vetëm për 20 ndeshje, mirëpo u shkarkua para kohe, ndërsa ylli i Monacos, Alesandr Golovin, kishte bërë me dije se Henry po e humbiste vëmendjen qysh nga stërvitjet.

Por, Real Betis dëshiron ta transferojë francezin si trajnerin e tyre të ardhshëm, pas refuzimit që morën nga Rafa Benitez, ndërsa marrëveshja mund të prezantohet zyrtarisht në fillim të muajit qershor. /Telegrafi/

Exit mobile version