Telegrafi

Henry: Ishte prekje me dorë

Një gol kontrovers i shënuar në vazhdim të ndeshjes nga William Gallas, i cili pranoi një pasim të Henry, çoi në 1-1 rezultatin, duke neutralizuar golin e Robbie Keane dhe duke i dhënë Francës avantazhin 2-1 nga të dyja ndeshjet si dhe biletën për në Afrikën e Jugut.

“Të jem i sinqertë, ishte prekje me dorë. Por unë nuk jam arbitër. Do të kishte qenë mirë ta bëja atë në një mënyrë tjetër, por siç thash, unë nuk jam arbitri”, ka thënë sulmuesi i Barcelonës./Telegrafi/