Telegrafi

Henry i lirë të largohet nga Barcelona

Henry nuk ka arritur të tregojë formën e tij të vërtetë në Barcelonë, me vetëm 4 gola në 21 paraqitje, duke u lënë nën hije nga Pedro. Pas transferimit të David Villës, Henry u ‘ngjit për muri’ pasi që radha në sulmin Blaugran është shumë e gjatë.

“Ishte një pozitë e veçantë për lojtarin dhe ne e kemi pranuar. Për Barcelonën kjo nuk është një marrëveshje e keqe, sepse e kemi shmangur pagimin e tij për sezonin e ardhshëm”, ka thënë drejtori Joan Oliver.

Kjo javë për Henryn ishte e stuhishme, pasi kombëtarja franceze u eliminua nga Botërori, e shoqëruar nga skandalet dhe përçarjet brenda në skuadër, në qendër të të cilave ishte vet Henry, që ishte dhe arsye pse e ftoi në takim presidenti Nicolas Sarkozy. Henry spekulohet se mund të kalojë te West Hami, apo te klubi i kampionatit amerikan MLS, New York Red Bulls. /Telegrafi/