Telegrafi

Henry: Gvardiol është i rrallë, duhet tu japim merita kroatëve dhe Dinamo Zagrebit pasi prodhojnë lojtarë kur duan dhe si duan

Mbrojtësi 20 vjeçar, Josko Gvardiol, luajti një ndeshje fantastike në fitoren e RB Leipzig ndaj Real Madridit ku fituan 3-2 në Ligën e Kampionëve.

Përveç realizimit të golit për 1-0, kroati ishte i shkëlqyeshëm edhe në detyrat mbrojtëse.

Pas ndeshjes me Real Madridin, ai u vlerësua edhe nga futbollisti legjendar Thierry Henry, i cili punon si analist për CBS Sports për Ligën e Kampionëve, por edhe si ndihmës trajner i Roberto Martinezit në kombëtaren belge.

“Një mbrojtës që luan me këmbën e majtë është një specie e rrallë. Gvardiol është i fortë dhe ka sy për pasime. Duhet t’i jepni meritat Kroacisë dhe Dinamo Zagrebit, pasi ata prodhojnë lojtarë si të duan”.

“Ai është i mirë në mbrojtje, i mirë në ajër, por gjëja më e rëndësishme është se , nëse je mbrojtës ​​dhe luan me këmbën e majtë, atëherë do të jesh një objektiv shumë i dëshirueshëm për shumë klube. Chelsea e dëshiron atë, por nuk janë të vetmit. Mund të listoj më shumë ekipe…”, ka thënë Henry. /Telegrafi/