Sulmuesi legjendar i Francës, Thierry Henry, ka komentuar faktin se si një ekip i vendit të tretë në fazën e grupeve, me tri barazime triumfoi në garën më të madhe të futbollit evropian.
“Nëse lejohet që ekipi i tretë në fazën e grupeve të ecë tutje, ata e dinë që edhe tri barazime mund të jenë të mjaftueshme”.
“Megjithatë, unë jam i lumtur për të parë se si Shqipëria fiton ndeshje, apo atë çfarë bëri Islanda”.
“Mirëpo, mendoj se rregullat e reja e kanë mbytur fazën e grupeve”, ka thënë Henry për BBC.