Telegrafi

Henry: Fiton Arsenali, United i dërrmuar

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, ka thënë se Manchester United është i dërrmuar nga lëndimet.

Klubi nga Old Trafford sipas Henryt po ballafaqohet nga shumë lëndime dhe sipas tij ndeshja po zhvillohet në moment të mirë për Arsenalin.

“United është keq, fizikisht dhe mentalisht me shumë lojtarë të lënduar. Jo shumë kohë më parë, United – Arsenal ishte derbi më i mirë i kampionatit anglez”.

“Ndeshja sot është ende e madhe, por për arsye të gabuara”.

“United duhet që të fitojë që Van Gaal ta mbajë punën e tij edhe për një javë. Arsenali duhet që të kthehet pas disfatës nga Barcelona”.

“Për Arsenalin kjo është ecuria prej 6 javësh që do të vërtetojnë nëse kanë kapacitet për ta fituar titullin”.

“Pas vizitave në Old Trafford, Spurs, Evertonit, West Hamit, Sunderlandit dhe Cityt, ata duhet që së paku të kenë 12 pikë nga këto ndeshje”, potencoi Henry. /Telegrafi/