Thierry Henry dëshiron të konsiderohet për pozitën e menaxherit të Arsenalit kur Arsene Wenger të largohet, duke e quajtur postin e trajneri si “ëndërr”.
Arsenali humbi nga Manchester City me rezultat të thellë 3-0 në finalen e Carabao Cup.
Kjo humbje ka dëshpëruar shumë tifozët e Topçinjve, pasi në këtë sezon skuadra e tyre nuk është duke luajtur as në Ligën e Kampionëve dhe rrezikon të mos kualifikohet edhe këtë vit.
Shumë tifozë të klubit londinez fajin ia lënë trajnerit të tyre, Wenger, të cilin e duan jashtë skuadrës pas 22 viteve në krye dhe pozitën e tij është legjenda e klubit, Henry, ai i cili e ëndërron.
“Do të ishte një ëndërr për mua”, ka thënë fillimisht Henry për mediumin anglez Sky Sports.
“Jeni i interesuar [në punë]..? Po, kush nuk do të ishte?”, shtoi ai.
“Por, unë nuk mund të flas për këtë, për shkak të respektit që kam për njeriun në krye dhe punën time që po bëj me Belgjikën tani”, përfundoi francezi.
Ndryshe, legjenda franceze momentalisht është duke punuar si ndihmës-trajner i Roberto Martinezit te Kombëtarja e Belgjikës. /Telegrafi/