Site icon Telegrafi

Henry: Dua të vazhdoj si trajner te Arsenali

Shumë njerëz e mbajnë mend Arsenalin në bazë të ish-supersulmuesit francez, Thierry Henry.

Ai ka shkëlqyer në Premier Leaguen e atyre viteve me golat e tij pak të pritshme.

Por, sulmuesi francez thotë se ende dëshiron të ketë lidhje pune me këtë skuadër. Ai ka thënë se ende dëshiron të jetë në krye të londinezëve të kuq.

Henry ishte vendosur trajner i U-18 të Arsenalit, por ishte larguar ngaqë Arsene Wenger kishte kërkuar nga ai të hiqte dorë nga puna si analist në SkySport.

Exit mobile version