Telegrafi

Henry: Barca nuk duhet të ndryshojë asgjë

“Villarreali luajti shumë mirë sonte. Ishte e vështirë për ne që të gjenim hapësira. Gjysma e parë ishte e shkëlqyer, por e patëm të vështirë pas golit të tyre (në pjesën e dytë)”.

“Kur fiton tituj, duhet të vazhdosh të japësh më shumë. Provuam sot, por Villarreali luajti mirë. Atyre iu pëlqen ta mbajnë topin, dhe nuk është lehtë që t’ua marrësh”, tha Henry për Radio Marca pas ndeshjes.

Sido që të jetë, për sulmuesin francez, “Barcelonës nuk i duhet asgjë e re”. /Telegrafi/