Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, e ka komentuar fitoren e Manchester Cityt ndaj Topçinjve.
Ish-sulmuesi francez ka kritikuar edhe dyshen Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez, të cilët po kërkojnë shuma të mëdha parash për të rinovuar kontratat.
“Nëse jeni tifoz i Arsenalit ju thoni se ishin dy pozicione jashtë loje. Mund të debatoni se këmba e Sanes ishte para asaj të Koscielnyt, por ishte shumë afër dhe kështu ke hapësirë për të dyshuar. City ishin agresiv, pasuan topin para”.
“Ozil dhe Sanchez? Duhet të fitosh diçka për klubin e pastaj të kërkosh atë shumë të parave”, ka thënë Henry për rinovimet e mundshme të dyshes. /Telegrafi/