Thierry Henry ka folur rreth lëndimit të Shkodran Mustafit.
Ish-legjenda e Arsenalit ka pohuar se Arsenali do ta ketë të vështirë ta mbush boshllëkun e krijuar prej mbrojtësit shqiptar, i cili pësoi një lëndim kundër Stoke Cityt.
Shqiptari mendohet se do të mbetet jashtë fushave rreth një muaj e gjysmë, transmeton Telegrafi.
“Mustafi ka sjell stabilitet. Koscielny po kërkonte një partner, dhe të gjithë e dimë se sa është e rëndësishme të luash me atë që mësohesh. Më besoni, nuk është aspak e lehtë të luani gjithë ato ndeshje në këtë periudhë festive, veçanërisht pa Mustafin”, tha Henry.
Ndryshe, Arsenal triumfoj me rezultat 3-1 kundër Stoket të Xherdan Shaqirit, i cili së bashku me Granit Xhakën ishte në fushën e blertë. /Telegrafi/