Java e Veturave Monterey ka kohë që është e njohur për ofrimin e mundësisë për të parë disa nga veturat më historike dhe ekskluzive të botës.
Por eventet me tematikë të veturave në Kaliforninë Jugore shërbejnë për një tjetër arsye: atë të qenit një shfaqje automobilistike për miliarderët. Një vend ku ata mund të shohin modele të reja dhe të paarritshme përpara të tjerëve, dhe madje edhe t’i blejnë ato.
Car and Driver raporton se një nga debutuesit e këtij viti është edhe vetura e markës Hennessey, Venom F5 Roadster, e cila u prezantua së fundmi tek The Quail Motorsport Gathering. Siç edhe sugjeron vetë emri, ky është një model i “prerë” i F5 ekzistues, për të cilin prodhuesi i veturave nga Teksas thotë se do të jetë vetura më e shpejtë dhe më e fuqishme me çati të hapur në botë, transmeton Telegrafi.
Do të ndërtohen vetëm 30 modele, dhe gjithsecila do të shitet me një çmim prej 2.9 milion eurove. Duke i parë standardet qesharake të prezantimeve të veturave të Pebble Beach, çmimi në fakt nuk është aq i tepruar.
Vetura rrugore është e bazuar në F5 Venom “coupe” dhe ndan një paketë të ngjashme mekanike. Ky është një motor i fuqishëm 6.6 litërsh V-8 me mbushje të dyfishtë turbo për të cilin pretendohet se do prodhojë 1817 kuaj fuqi dhe ngasje me rrotat e pasme përmes një transmisioni të automatizuar me një friksion të vetëm.
Hennesy bënë të ditur se vetura do të ketë peshë prej 1,405 kilogramëve, duke peshuar vetëm 20 kilogramë më shumë se modeli coupe, dhe se është dizajnuar për të ofruar shpejtësi prej më shumë se 480kMh, edhe pse shpejtësia maksimale do të kufizohet kur paneli i çatisë do të hiqet. /Telegrafi/