Ndërkohë që konturimi kloun i afrohej shumë efektit kaq shumë të dëshiruar ‘Kardashian’, ekziston një lloj tjetër konturimi, i cili nuk kërkon shumë talent për rezultatin final.
Në vend që të aplikohet lënda karakteristike e pemës ‘Henna’, blogeret aplikojnë pudrën dhe korrigjuesin duke përdorur furça të holla e më pas e shpërhapin atë.
Aplikimi bëhet në formën e ‘Henna’-s duke vazhduar më tej me shpërhapjen.
Rezultati është mahnitës.
Ndërkohë blogeret janë duke realizuar edhe një garë mbi videon më të mirë 60-sekondëshe të kësaj teknike, për të fituar çmimin 10 mijë dollarë nga ‘Anastasia Beverly Hills’, një sallon shumë i famshëm që zotëron edhe një linjë të famshme produktesh bukurie.
Ndiqni një nga videot për një ilustrim më të detajuar.