Telegrafi

Henin takohet me Clijsters

Bartësja e tetë, Clijsters, e tejkaloi rusen Maria Kirilenko me rezultat 6-3 dhe 6-3, për të vazhduar formën e saj të pastër në rikthimin e saj në Wimbledon.

Henin nga ana tjetër deklasoi Nadia Petrovan me rezultat 6-1 dhe 6-4.

Henin dhe Clijsters u takuan dy herë gjatë këtij viti dhe që të dyja sfidat i fitoi Clijsters. /Telegrafi/