Sipas mediave botërore Rathod së pari e mbyti gjarprin, pastaj i mbështetur nga basti i shokëve me vlerë 100 rupi (1.6 euro) e hëngri gjarprin.
Menjëherë pas kësaj ai nuk ndihej mirë dhe filloi të vjellë e më pas u dërgua urgjentisht në spital.
Sipas mjekëve, helmi i gjarprit kishte depërtuar në qarkullimin e gjakut të këtij burri 35 vjeçar dhe ai do të kishte vdekur me siguri sikur të mos kishte arritur shpejtë në spital ku menjëherë mori një kundërhelm. /Telegrafi/