Site icon Telegrafi

Hëngri aksidentalisht degën e bimës helmuese, duke e ngatërruar për aloe vera (Video)

Blogerja e njohur vetëm me mbiemrin Zhang nga Kina, ka hëngër degën e një bime helmuese duke menduar se është aloe vera e shëndetshme, teksa po transmetohej përmes internetit.

Fillimisht ajo është shprehur se ka shije të mirë, por brenda sekondave iu është mpirë goja nga masa e ithët dhe ka ndjerë djegie të mëdha në fyt, transmeton Telegrafi.

Pasi e ka ndërprerë transmetimin, atë e kanë dërguar me urgjencë në spital ku i është larguar nga barku Agave Americana, një bimë helmuese meksikane.

Mësohet se gjendja saj shëndetësore është në rregull, por ende e ka trupin me flluska dhe të skuqura. /Telegrafi/

Exit mobile version