Site icon Telegrafi

Hëngri 181 krahë të pulës për 12 minuta

Sonya Tomas fitoi pasi hëngri 2.2 kilogramë të krahëve të pulës. Amerikania e quan veten “vejusha e zezë” pasi në garat e ngrënies shpesh fitojnë garuesit meshkuj.

Ajo mbante edhe rekordin paraprak, pasi më 2005 hëngri 174 krahë pule. I rendituri në vendin e dytë hëngri 169 krahë të pulës, që peshonin gjithsej 2.06 kilogramë.

Sonya Tomas (43 vjeçe)e cila është e gjatë 152 centimetra dhe peshon 47 kilogramë, deklaroi pas garës se ende ndjehet e uritur, duke hëngër edhe 20 krahë të pjekur të pulës menjëherë pas garës. /Telegrafi/

Exit mobile version