Telegrafi

Hëngri 15 racione me ushqime të shpejta për gjysmë ore, por u pendua menjëherë (Video)

 

Adam Moran nga Leeds i Anglisë, që e përshkruan vetën si ‘ngrënës profesional’, i ka hëngër 15 racione ‘Happy Meal’ nga McDonald’s.

Ai e ka bërë këtë veprim, për të festuar që në kanalin e tij në YouTube, ka arritur 15 mijë ndjekës, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar, 30-vjeçari i balancon pakot në trupin e të dashurës, dhe më pas shihet i ulur në tavolinë pranë ushqimeve të shpejta.

Pas 33 minutave, 7,305 kalorive dhe 300 gramëve të yndyrës më shumë, Adam më nuk ishte i disponuar si më parë.

“Ngrënia e dhjetë të parave ishte kënaqësi, por pesë të tjerat jo. U pendova sepse ishte e lodhshme, por ju premtoj se do të vazhdoj të ha dhe të përshkruaj gjithçka për ju” ka shkruar lidhur me rastin. /Telegrafi/