Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, pas fitores ndaj Evertonit ka folur edhe për ndërhyrjen nga Ross Barkleyt.
Mesfushori anglez mendon se e gjitha ishte pa dashje, edhe pse ndërhyrja ishte shumë ashpër.
Por, ylli i Evertonit pas ndeshjes së zhvilluar në Goodison Park e kishte ndalur kapitenin e Liverpoolit për t’i kërkuar falje.
“Mendoj se ishte ndërhyrje e vonshme, por e njoh mirë Rossin. Është djalosh dhe jemi shokë të mirë dhe mendoj se ishte një ndërhyrje e gabuar”, ka shpjegua Henderson për mikrofonat e Sky Sports.
“Natyrisht pas ndeshjes ai kërkoi falje, por fatmirësisht jam mirë. Siç e thash më herët mendoj se ishte thjesht një gabim dhe një ndërhyrje të tillë është e natyrshme të marrësh në derbi”.
“Është një derbi dhe nuk është e rëndësishme nëse jeni shokë jashtë fushë apo bashkëlojtarë te përfaqësuesja. Kur jeni në fushë duhet të japësh 100 për qindshin”, ka thënë Henderson.
Takimi u vendos me golin e Sadio Mane në minutat e fundit të takimit, ndërsa më poshtë keni ndërhyrjen e ashpër. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=GYliv-TiOAs