Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson shpreson se ai mund të jetë i gatshëm për përballjen e tyre me Atletico Madridin në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve.
Reds presin skuadrën e Diego Simeone në Anfield dhe duhet të fitojnë me dy gola epërsi për t’u kualifikuar, pas humbjes në ndeshjen e parë me rezultat 1-0.
Henderson është njëri nga lojtarët kryesor të Reds që dyshohet se mund të mungojë pas një dëmtimi.
Megjithatë, sipas mediumit britanik Daily Star, mesfushori anglez po nxiton të bëhet i përshtatshëm për këtë takim.
Skuadra e tij ka humbur tre nga katër takimet e fundit në të gjitha garat pa të dhe Henderson po del të jetë një mungesë e theksuar.
Ai aktualisht është duke u rehabilituar në Melwood dhe do të bëjë gjithçka për të qenë gati për ndeshjen e javës së ardhshme. /Telegrafi/