Telegrafi

Henderson dhe shokët e tij të skuadrës së Liverpoolit me mesazh të fortë për Superligën Evropiane: Nuk na pëlqen dhe nuk duam që të ndodhë

Jordan Henderson dhe shokët e tij të skuadrës së Liverpoolit kanë dërguar një mesazh emocional për tifozët e The Reds, pas reagimeve në lidhje me Superligën Evropiane.

Kapiteni 30-vjeçar i Liverpoolit zhvilloi të hënën një takim urgjent me kapitenët e klubeve të Ligës Premier lidhur me Superligën Evropiane.

Manchester City u bë klubi i parë që u largua, ndërsa Chelsea dhe Atletico Madrid po përgatiten të tërhiqen nga gara evropiane.

Henderson, ndërkohë, shkroi në mediat sociale për të ndarë një mesazh me fansat.

“Nuk na pëlqen dhe nuk duam që të ndodhë. Ky është pozicioni ynë kolektiv”.

“Angazhimi ynë për këtë klub futbolli dhe mbështetësit e tij është absolut dhe i pakushtëzuar”, thuhet në mesazh.

Ky mesazh është marr dhe shpërndarë nga lojtarët e Liverpoolit. /Telegrafi/