Jordan Henderson dhe shokët e tij të skuadrës së Liverpoolit kanë dërguar një mesazh emocional për tifozët e The Reds, pas reagimeve në lidhje me Superligën Evropiane.
Kapiteni 30-vjeçar i Liverpoolit zhvilloi të hënën një takim urgjent me kapitenët e klubeve të Ligës Premier lidhur me Superligën Evropiane.
Manchester City u bë klubi i parë që u largua, ndërsa Chelsea dhe Atletico Madrid po përgatiten të tërhiqen nga gara evropiane.
Henderson, ndërkohë, shkroi në mediat sociale për të ndarë një mesazh me fansat.
— Jordan Henderson (@JHenderson) April 20, 2021
“Nuk na pëlqen dhe nuk duam që të ndodhë. Ky është pozicioni ynë kolektiv”.
“Angazhimi ynë për këtë klub futbolli dhe mbështetësit e tij është absolut dhe i pakushtëzuar”, thuhet në mesazh.
Ky mesazh është marr dhe shpërndarë nga lojtarët e Liverpoolit. /Telegrafi/