Telegrafi

Henderson dhe Gomez nuk luajnë ndaj Kosovës

Jordan Henderson dhe Joe Gomez nuk do të luajnë në ndeshjen që Anglia do ta zhvillojë ndaj Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Takimi që zhvillohet nesër (17 nëntor) nga ora 18:00, do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Grupit A.

Mesfushori i Liverpoolit nuk do të jetë i pranishëm në këtë sfidë shkaku i një gripi që ka marrë dhe do të jetë e pamundur që të luajë.

Lexo po ashtu Trajneri i Anglisë, Southgate: Do të jetë një natë e madhe për kosovarët

Në anën tjetër, Joe Gomez do të mungojë shkaku i një lëndimi jo serioz në gju, pas përplasjes që kishte me Kieran Trippier.

Gareth Southgate do t’i ketë 23 lojtarë të ftuar për ndeshjen ndaj ‘Dardanëve’, ndërsa do të kërkojë fitoren.

Lexo po ashtu Anglia arrin sot në Prishtinë - agjenda e 'Tre Luanëve' para përballjes me Kosovën

Anglia tashmë e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian, së bashku me Republikë e Çekisë, por që do të kërkojë tri pikë për ta mbyllur këtë fazë si lider i grupit.

‘Tre Luanët’ në rast se mbesin lider, atëherë do të kenë shansin që të përballen me kombëtare më të lehta. /Telegrafi/