Site icon Telegrafi

Hendek gjinor në zgjedhjet presidenciale amerikane – por më i vogël se në vitin 2020

Hendeku gjinor mbetet i qëndrueshëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Gratë po favorizojnë Kamala Harrisin me një diferencë prej 10 pikësh, 54 me 44 për qind.

Ndërkohë, burrat po mbështetin kandidatin republikan, Donald Trump me një diferencë prej 11 pikësh, 54 me 43 për qind.

Ky hendek gjinor prej 21 pikësh është pak më i ulët se në vitin 2020 (23 pikë) dhe 2016 (24 pikë).

Është ende herët në numërimin e votave, kështu që këto shifra mund të lëvizin.

Ndryshe, fituesit do t’i duhen 270 vota elektorale për tu bërë president i ri i SHBA-së. /Telegrafi/

Exit mobile version