Site icon Telegrafi

Hendbollistja e njohur, Albulena Basha, pëson dëmtim të rëndë në këmbë – do t’i mungojë Ferizajt disa muaj

Hendbollistja e kampiones së Kosovës, Ferizajt, Albulena Basha, është lënduar në këmbën e majtë dhe për disa muaj do të mbetet jashtë fushës.

Ajo u lëndua në ndeshjen e djeshme, në duel me Kastriotin dhe u detyrua në minutën e pestë të largohet.

Basha tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, se lëndimi është mjaft i rëndë dhe shpreson që të paktën deri në pranverë të aftësohet për t’u rikthyer në fushën e lojës.

Në fakt, Basha është aloja e majtë më e mira në Kosovë në periudhën 1999-2019, që u zgjodh në anketën e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Basha ka kohë që paraqitet në petkun e ekipit ferizajas dhe është ndër më të mirat.

Exit mobile version