Site icon Telegrafi

Hendbollisti Kreshnik Krasniqi konfirmon tragjedinë në familjen e tij

(Foto: Facebook/Kreshnik Krasniqi)

Përmes një postimi në Facebook, hendbollisti Kreshnik Krasniqi ka konfirmuar se në tragjedinë e të dielës në Prishtinë kishin mbetur të vdekur tre anëtarë të familjes së tij.

“Në emër të familjes Krasniqi, ju njoftoj se me datën 22.04.19 tragjikisht ndërruan jetë tre anëtarë të familjes së ngushtë. Për datën , kohën e varrimin ju njoftojmë me kohë”, shkruan në postimin e tij në Facebook.

Në ndërkohë, Federata e Hendbollit të Kosovës dhe klubi i tij KH Prishtina e kanë ngushëlluar sportistin për këtë tragjedi familjare.

Lexo po ashtu Tragjedia në Dardani, të vrarët familjarë të hendbollistit të njohur - federata dhe klubi i tij e ngushëllojnë lojtarin e Përfaqësueses së Kosovës

“I dashuri Kreshnik, sot përjetove tronditje te thellë të gjithë e përjetuam. Te lutem prano ngushëllimet më te sinqerta, unë personalisht dhe i gjithë komuniteti i hendbollit jemi me Ty dhe me zemrën tënde të vogël – vajzën e vogël. Do te jemi përkrahës në këto momente të vështira për Ty që të përballoni këtë situatë të rëndë. Sinqerisht,Eugen Saraçini, President i FHK-së”, thuhej në letrën ngushëlluese të FHK-së.

“Sot u shokuam nga lajmi i hidhur për tragjedinë që i ka ndodhur kapitenit, lojtarit dhe shokut tonë Kreshnik Krasniqi. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta si klub, shokë e kolegë”, shkruante në ngushëllimin e klubit të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version