Përfaqësuesja e Kosovës në kategorinë e femrave në hendboll ka mësuar kundërshtaret për Botërorin 2017, transmeton Koha.net.
Nga shorti i hedhur sot në selinë e Federatës Evropiane të Hendbollit është vendosur që Kosova do të përballet me Bjellorusinë, Turqinë, dhe Zvicrën në grupin e dytë, konfirmon FHK.
FHK më tutje bën të ditur se rrethi i parë i ndeshjeve zhvillohen më 5/6 tetor, rrethi i dytë më 8/9 tetor, rrethi i tretë më 23/24 nëntor, rrethi i katërt më 26/27 nëntor, rrethi i pestë më 30 nëntor dhe 1 dhjetor kurse rrethi i fundit më 3/4 dhjetor 2016.