Site icon Telegrafi

Hendbollistet e reja turpërohen në kampionatin ballkanik

Hendbollistet e reja kosovare u mposhtën nga Maqedonia, në ndeshjen e tretë të turneut që u zhvillua në Burgas të Bullgarisë. Kosova përfundoi e fundit në konkurrencën e femrave, pasi me rezultat të thellë kishte humbur edhe dy ndeshjet e para. Të premten U-17 e Kosovës humbi nga Bullgaria me rezultat 36:15, ndërsa të shtunën nga Turqia me shifrat 51:19, transmeton koha.net.

Tri humbje në kampionatin ballkanik pësoi edhe U-17 e Kosovës në konkurrencën e meshkujve, por me rezultat më të ngushtë. Të dielën hendbollistët kosovarë u mposhtën nga ata të Maqedonisë me rezultatin 29:22.

Nga turqit pësuan me shifrat 26:23, ndërsa nga bullgarët me shifrat 27:20. Edhe hendbollistët përfunduan në pozitën e fundit. Kampione në të dy konkurrencat doli Turqia. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version